Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IHMK del me paralajmërim: Mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 11:22
IHMK del me paralajmërim: Mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së martë, 21 korrik 2026, në territorin e Republikës së Kosovës do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pjesshme.

Gjatë mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të përkohshme të fuqishme, si dhe paraqitjes së breshrit.

Sipas IHMK-së, reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk pritet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Kështu, në disa rajone mund të ketë zhvillime të shkurtra stuhish, ndërsa në zona të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31 deri në 33 gradë Celsius. Erërat do të fryjnë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa pritet të fuqizohen përkohësisht në zonat ku do të zhvillohen proceset stuhore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të përcjellin njoftimet dhe përditësimet zyrtare të motit, si dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura, veçanërisht në rast të paraqitjes së bubullimave, erërave të forta apo reshjeve intensive.

Më shumë nga Lajme

  • 19:52LIVE| Mbërrijnë protestuesit, "BLINDOHET" Ministria e Drejtësisë: VOTOJENI LIGJIN
  • 19:44PAMJE DREKTE| "Votone ligjin - MARRE", protestuesit nisen te ministria e Donika Gërvallës
  • 19:43IKD pas shkarkimit të Isufajt: VV e kishte targetuar, vendimi e cenon besimin e publikut për proces jo-politik
  • 19:38“UÇK, UÇK”, zhvendoset protesta - qytetarët nisën drejt Ministrisë së Drejtësisë
  • 19:29Nata e 17-të e protestës, Haziri: Votojeni ligjin për UÇK-në, s’kemi kohë të presim