Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është identifikuar dhe intervistuar shoferi që shkaktoi aksident trafiku në fshatin Davidovc të Shtimës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi më 4 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, ku një automjet goditi një këmbësor 46-vjeçar.
I lënduari fillimisht mori ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, pastaj në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe më pas u transferua për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
