Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Identifikohen disa persona nga diaspora që e kanë fotografuar votën, rastet po hetohen

GD
Gazeta Demos2 qershor 2026 në 15:01
Identifikohen disa persona nga diaspora që e kanë fotografuar votën, rastet po hetohen

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë pranuar informacione për raste kur disa qytetarë nga diaspora kanë fotografuar dhe incizuar votën e tyre gjatë votimit me postë dhe më pas e kanë publikuar në rrjete sociale.

Sipas autoriteteve, disa persona tashmë janë identifikuar dhe janë në proces verifikimi dhe trajtimi për këto veprime.

Institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e bëjnë publike votën e tyre, duke paralajmëruar se çdo shkelje e tillë do të trajtohet dhe do të sjellë përgjegjësi.

Komunikata e plotë:

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, e shoqëruar nga menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusari pritën në takim pune zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, i shoqëruar nga kolonelë Florie Hajra nga Departamenti i hetimeve nga Policia e Kosovës dhe nga drejtori i departamentit të rendit Publik në Policinë e Kosovës nënkolonel Arbnesh Ajvazi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me planifikimin, vlerësimin dhe angazhimin e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, informoi se tashmë janë të caktuar ekipet kujdestare nga prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje.

Nga ana tjetër edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti theksoi se edhe Policia e Kosovës ka caktuar ekipet kujdestare policore, të cilët do të kujdesen të ofrojnë siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor.

Gjatë këtij takimi u potencua se Prokuroi i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë pranuar informacione se disa qytetarë, kryesisht nga diaspora, gjatë procesit të votimit me postë kanë fotografuar dhe incizuar votën e tyre dhe të njëjtën e kanë postuar nëpër rrjete sociale.

Pas pranimit të këtyre informatave Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës kanë identifikuar disa persona, të cilët kanë kryer veprime të tilla dhe janë në proces të verifikimit dhe trajtimit të të gjitha postimeve eventuale.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët se këto veprime do të trajtohen dhe secili prej tyre do të mbahet përgjegjës për veprimet e tyre. Poashtu, Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës fton qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, të jenë të kujdesshëm që vota e tyre në asnjë formë të mos bëhet publike.

Në fund të takimit të dyja palët shprehën përkushtimin e tyre që edhe Prokurori i Shtetit edhe Policia e Kosovës në të gjitha fazat e procesit zgjedhor do të veprojnë në kohë, në parandalimin dhe trajtimin e secilit keqpërdorim të mundshëm.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 12:38Prokuroria kërkon paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë
  • 12:37Pesë zyrtarë të Listës Serbe ftohen në prokurori, dyshohen se falsifikuan dokumente komunale
  • 12:31Haradinaj: Kurti po i kërkon të gjitha pozitat për vete, synon ta poshtërojë opozitën
  • 12:27Për 15 minuta kapen hajnat që vodhën një fabrikë në Dragash
  • 12:00Pas 27 vitesh, Shpresa Ahmeti nga Rezalla, falënderon mjekun e luftës Xhemajl Selimi që i shpëtoi jetën