Vëllai i Afrim Zhitisë, Naimi në një rrëfim të padëgjuar më parë në POLITIKO në Kanal 10 ka treguar një veprim të vëllait të tij për herën e parë.
Ai ka treguar se Afrimi i ka marrë rrobat e ushtrisë jugosllave dhe i ka futur në një paketë, dhe aty e ka shkruar edhe një letër, ku i paralajmëron dhe iu thotë që unë nuk jam më ushtar i juaji, por jam ushtar i popullit tim.
“Ky ishte qëndrim i tij dhe faktikisht ai edhe ashtu ka vepru, edhe në raelitet”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se Afrimi ka qenë një njeri i lexueshëm dhe vizionar që i ka parapa gjërat dhe situatën e asaj kohe.
