Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

'I martuar me një amerikane, probleme me ligjin në ShBA' - shoqja e Arlindës flet për ish-burrin e të ndjerës

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 13:50
'I martuar me një amerikane, probleme me ligjin në ShBA' - shoqja e Arlindës flet për ish-burrin e të ndjerës

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë, ka folur për njohjen dhe raportin që kishte me të ndjerën.

Në emisionin “Kosova Today”, Zhubi e ka përshkruar Arlindën si një grua të dashur, të sinqertë dhe të afërt, duke thënë se ajo i kishte të gjitha cilësitë që e karakterizojnë një grua të mirë dhe të respektueshme.

“Përveç se ishte e fortë, kjo është jashtë diskutimit, Arlinda ishte një njeri shumë i dashur, i afërt, i sinqertë dhe i butë. Ajo i kishte të gjitha karakteristikat pozitive të një gruaje që kërkohej në rrethin tonë: të ishte nuse e mirë, e respektueshme, e dashur, e afërt dhe e butë”, ka deklaruar ajo.

Zhubi ka treguar se me Arlindën ishte njohur përmes bashkëshortëve të tyre, të cilët ishin shokë.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i Arlindës kishte pasur probleme me ligjin në ShBA shumë vite para lidhjes me të, përfshirë një rast të mëhershëm të dhunës në familje dhe burgosjen.

“Ne u njohëm përmes bashkëshortëve tanë, të cilët ishin shokë, dhe kështu filloi njohja jonë. Jetoni, në fakt, kishte probleme në Amerikë shumë kohë para Arlindës. Qysh në vitet 2000-2001, ai ishte i martuar me një shtetase amerikane, me të cilën kishte dy vajza binjake. Që atëherë ishte denoncuar për dhunë në familje dhe ishte burgosur për vite me radhë. Si rezultat i atij burgimi, ai i humbi kontaktet me dy vajzat. Fakti që ai ishte një lloj dhunuesi nuk ishte diçka e re në lidhje me Arlindën”, ka deklaruar ajo në “Kosova Today”.

kishteproblemearlindës

Të ngjashme

Përplasje në Komisionin për Ekonomi për mosraportimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Përplasje në Komisionin për Ekonomi për mosraportimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

14:50
Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë

Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë

13:35
Gruas nga Shqipëria i vidhet çanta në tregun e Gjakovës, brenda kishte para dhe dokumente

Gruas nga Shqipëria i vidhet çanta në tregun e Gjakovës, brenda kishte para dhe dokumente

10:04
Kishte urdhër mbrojtës, por bashkëshorti dyshohet se e përndiqte edhe në vendin e punës – arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë

Kishte urdhër mbrojtës, por bashkëshorti dyshohet se e përndiqte edhe në vendin e punës – arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë

09:28

Më shumë nga Lajme

  • 15:22“Gjithmonë e ofendonte dhe e përbuzte”, si sillej ish-bashkëshorti i Arlindës me të
  • 15:18Varroset Arlinda Zekaj, gruaja që luftoj për drejtësi
  • 15:14Përlotet Hoxha i fshatit në varrimin e Arlinda Zekajt: Djalin janë tu ja sjellë policia
  • 15:01Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt
  • 15:00Vdes një person në Istog, u lëndua në vendin e punës