Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuari ekstradohet nga Kosova për në Spanjë

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 12:22
I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet nga Kosova për në Spanjë

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të ekstradimit nga Kosova për në Spanjë, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’. 

Nga policia shtohet se, ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Kosova për në Spanjë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, 20 gusht 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datën 20.08.2026, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të huaj nga Republika e Kosovës për në Spanjë.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Spanjës për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’. 

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.


kosovësspanjërrëmbim

Të ngjashme

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

10:56
Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme, shqyrtohet Ligji për Specialen

Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme, shqyrtohet Ligji për Specialen

07:04
Valon Berisha përshëndetet sonte me ceremoni nga Kombëtarja e Kosovës

Valon Berisha përshëndetet sonte me ceremoni nga Kombëtarja e Kosovës

17:23
S’ka që e ndal këtë Spanjë, fitojnë edhe ndaj Çekisë

S’ka që e ndal këtë Spanjë, fitojnë edhe ndaj Çekisë

23:06

Më shumë nga Lajme

  • 15:02Mihali: Ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk mjafton, të kërkojnë falje ata që e votuan
  • 14:43186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
  • 14:35Gërvalla pas miratimit të ligji për Byronë: Qytetarët po e presin me padurim
  • 14:34Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë
  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve