Nënkryetarja e LDK-së në Vushtrri, Edona Gashi, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryetarit të komunës, Ferit Idrizit, të cilën ajo e cilëson si fyese dhe seksiste ndaj një kandidateje grua.
Gashi shprehet e zhgënjyer që edhe në vitin 2025, në vend të përballjes me ide dhe argumente, gratë në politikë ende përballen me ofendime personale.
“REAGIM
Në vitin 2025, kur gratë udhëheqin kompani, institucione e familje me dinjitet e përkushtim, është e dhimbshme të dëgjosh një burrë në politikë që, në vend se të flasë për ide e punë, zgjedh të ofendojë një kandidate vetëm pse është grua.
Kur një kryetar i komunës e redukton një debat politik në fjalë si “ti i ke ndërruar syzat”, ai në fakt po tregon sa shumë e frikëson zëri i një gruaje që mendon me kokën e vet.
