I dyshuari për vrasjen në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars të vitit 2024, mbrëmjen e së enjtes në tentim për t’u larguar nga policia, ai ra nga lartësia e një ndërtese në Lagjen e Spitalit.
Si pasojë ai u lëndua rëndë dhe po trajtohet në QKUK, derisa forca të shtuara të policisë po ruajnë ambientet përreth spitalit.
Sipas policisë, i dyshuari po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.
“Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK”, thuhej në njoftim.