Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e 2020-ës në Mamuras, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

GD
Gazeta Demos6 qershor 2026 në 12:41
I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e 2020-ës në Mamuras, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

Interpol Tirana bën me dije se nga Italia është ekstraduar, Sajmir Kolaveri, i cili nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi, për vrasjen e shtetasit Klevis Lleshi., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, raporton Tch.

Njoftimi i plotë:

Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal.

Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras.

Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit:

-Sajmir Kolaveri., 44 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 25.09.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 05.08.2020, shtetasi S. K. ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e shtetasit K. Ll., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës