Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Hyri në dasmë, e kërcënoi me vrasje”, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që kanosi dëshmitarin e rastit “Brezovica”

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 09:51
“Hyri në dasmë, e kërcënoi me vrasje”, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që kanosi dëshmitarin e rastit “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.K nga komuna e Skenderajt, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të frikësimit gjatë procedurës penale dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Mars 2026, në restorantin “Mero” në Fushë Kosovë ka kanosur dëshmitarin me vrasje, derisa ai ishte në një aheng familjar.

“Derisa i dëmtuari ka qenë në një dasëm me familjarë, i pandehuri i cili nuk ishte mysafirë në këtë dasëm ka hyrë në tualet pas tij dhe ka kanosur me fjalët se “vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan”, i cili kërcënim ka shkaktuar ankth dhe frikë tek i dëmtuari i cili në procedurën penale në rastin “Brezovica” ka dhënë dëshmi në cilësi të dëshmitarit bashkëpunës kundër disa të pandehurve e në mesin e të cilit ka qenë edhe i pandehuri R.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Shmangia nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ka poseduar armë pa leje.

Për të dy veprat penale, i dyshuari pas arrestimit ndodhet nën masën e ndalimit prej 48-orësh.

Prokurori

Më shumë nga Lajme

  • 20:34“Boll ma me filma”, Mustafa: Themelojeni Kuvendin e Qeverinë, bashkë e votojmë presidentin jopartiak
  • 20:29Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta
  • 20:17​Rrënimi i objekteve në Ujman, Gjykata e Mitrovicës del në terren për vendshikim
  • 20:09​Abdixhiku: LDK-ja i jep 18 votat për president, nëse kandidati është konsensual
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra