Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hykmete Bajrami: Kurti pa ofertë për presidentin, vendi rrezikon krizë të re politike

GD
Gazeta Demos2 mars 2026 në 18:02
Hykmete Bajrami: Kurti pa ofertë për presidentin, vendi rrezikon krizë të re politike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha, mungesë serioziteti në procesin për zgjedhjen e presidentit.

Ajo deklaroi se Kurti ka zhvilluar dy takime me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së pa paraqitur asnjë propozim konkret apo emër për president, duke i cilësuar këto si takime formale pa rezultat.

Sipas Bajramit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila bashkë me deputetët e komuniteteve joshumicë i ka 66 vota në Kuvend, mban përgjegjësinë kryesore për zgjedhjen e presidentit.

Ajo theksoi se LVV ka pasur dy alternativa: përfshirjen e një partie tjetër në qeveri për të siguruar votat ose propozimin e një figure apartiake të pranueshme, por sipas saj, asnjëra nuk është realizuar.Bajrami paralajmëroi se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, pasi do ta linin vendin pa institucione funksionale për muaj të tërë dhe do të sillnin kosto të larta financiare.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të vlerësojnë, siç u shpreh, qasjen e Kurtit ndaj institucioneve dhe proceseve shtetërore.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë
  • 23:22Kështu u vlerësua Zhegrova në ato pak minuta të luajtura ndaj Lazios
  • 22:57Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
  • 22:42Video e papublikuar, deputetja duke shëruar luftëtarët në luftë
  • 22:39Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!