Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 22:03
Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, moskonstituimin e institucioneve dhe përgjegjësinë e deputetëve në këtë proces.

Humolli ka thënë se betimi dhe nënshkrimi në Kuvend janë individuale për secilin deputet dhe se, sipas tij, përgjegjësia për mbrojtjen e shtetit është individuale.

“Në Kuvendin e Kosovës betimi dhe firma është individuale e secilit deputet. Përgjegjësia është individuale e secilit deputet për mbrojtjen e vendit tonë”, ka deklaruar Humolli për Gazeta Blic.

Ai ka kritikuar deputetët për atë që e konsideron si pamundësi për të ndarë interesat partiake nga ato shtetërore.

“Siç po duket, deputetët nuk janë në gjendje me dallue partinë nga shteti. E më keq, nuk e dallojnë partinë nga individi që drejton”, është shprehur ai.

Humolli ka thënë se përgjegjësia më e madhe, sipas tij, bie mbi deputetët që janë rreshtuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deputetët që janë rreshtu me VV-në janë më të shumtë dhe përgjegjësia është e këtij grupi”, ka thënë ai.

Humolli ka shtuar se, sipas tij, ish-luftëtarët nuk kanë punuar mjaftueshëm politikisht me qytetarët për të ndryshuar mentalitetin e krijuar ndër vite.

“E më keq, nuk e dallojnë partinë nga individi që drejton. Kjo shihet se ne ish-luftëtarët nuk kemi punue mjaft politikisht me masën për me heq mentalitetin e robit që është kultivu me investime të armiqve tanë”, ka deklaruar Humolli.

Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e VV-së ndaj partive të tjera politike, duke thënë se ato nuk duhet të konsiderohen si armiq.

“VV-ja nuk është e drejtë që partitë politike tjera po i konsideron sikur janë armiq. Ajo duhet me i pa drejt se të gjitha partitë janë të popullit tonë, ato shqiptare”, ka deklaruar ai.

Humolli ka thënë se Vetëvendosje, sipas tij, ka dëshmuar më herët se përqendrimi i të gjitha institucioneve në duart e një partie paraqet rrezik për demokracinë.

“VV-ja kur e ka bërë Qeverinë, kur e ka pasur kryetarin e Kuvendit dhe kur e ka pasur presidentin e vet, ka dëshmuar se është rrezik për demokracinë nëse i ka të gjitha institucionet”, është shprehur ai.

Sipas tij, kur opozita kërkonte sqarime për çështje me interes për qytetarët, Vetëvendosje nuk merrte pjesë në Kuvend.

“Kur opozita kërkonte sqarime për probleme të interesit të qytetarëve, VV-ja nuk vinte në Kuvend dhe dështonin seancat”, ka thënë Humolli.

Ai ka theksuar se rezultati zgjedhor, sipas tij, ka treguar se Vetëvendosje duhet të bashkëpunojë me opozitën për çështjen e presidentit.

“E tani qytetari përmes votës i ka tregue se duhet me bë kompromis me opozitën për presidentin, kurse ia ka dhënë shumicën me qeverisë”, ka deklaruar ai.

Humolli ka propozuar që opozita të ketë rol në propozimin e presidentit, ndërsa Vetëvendosje të vazhdojë qeverisjen.

“Për mua, praktikisht është dasht me i thanë opozitës: ju propozoni presidentin, që te shtylla e presidentit të jetë edhe balancim, por edhe me krijue besim te qytetarët. Kurse VV-ja me qeverisë ashtu siç e ka marrë besimin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Sa i përket çështjes kushtetuese dhe pyetjes nëse ka pasur shkelje të Kushtetutës për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Humolli ka thënë se partitë politike apo deputetët duhet t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse për vlerësim.

“Sa i përket Kushtetutës, duhet që partitë politike apo deputetët të kërkojnë nga institucioni përgjegjës për vlerësimin dhe hapat politikë më tutje”, ka deklaruar Humolli.

Në fund, ai ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë zgjatja e krizës institucionale, duke e lidhur atë edhe me interesat e Serbisë.

“Rrethanat ndërkombëtare nuk janë që ne të kemi anarki nëpër institucione me vite të kalojnë. Kontrolli i qeverisë bëhet vetëm përmes Kuvendit, kurse mbrojtës i Kushtetutës është presidenti. Anarkia institucionale është vetëm në interes të Serbisë dhe miqve të Serbisë”, ka përfunduar Humolli.

humollipërgjegjësiakuvend

Të ngjashme

Gjini pas situatës në Kuvend: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin

Gjini pas situatës në Kuvend: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin

13:48

Më shumë nga Lajme

  • 23:17Reagon edhe Vuçiqi: Ibri është çështje e jona e brendshme, nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë
  • 22:55Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
  • 22:50Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve
  • 22:2516 armë zjarri të sekuestruara dhe mbi 4 mijë gjoba trafiku në një javë në Prishtinë
  • 22:21Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis, po bëhen përpjekje për ta zhbërë gjuhën shqipe