Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Humbje e mandateve dhe burgim”, Kryeziu tregon pasojat e mundshme për deputetët nëse nuk konstituohet Kuvendi

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 19:13
“Humbje e mandateve dhe burgim”, Kryeziu tregon pasojat e mundshme për deputetët nëse nuk konstituohet Kuvendi

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të burgosen ose t’u merren mandatet për shkelje të Kushtetutës në rast të moszbatimit të aktgjykimit të Kushtetueses për seancën konstituive të Kuvendit, e cila iu dha kohë deputetëve të Kuvendit që të funksionalizojnë këtë institucion brenda 30 ditëve.

Nëse Parlamenti nuk konstituohet brenda këtij afati, Kryeziu thotë se deputetët e zgjedhur, që 120 prej tyre, mund të burgosen me tre deri në gjashtë vjet burgim për shkelje të kushtetutës.

Ai shton po ashtu se të njëjtit, mund të humbasin mandatin e tyre.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është optimal, pra nuk është radikal. Ka prodhuar një moment të ri, ku në një farë forme iu ka thënë deputetëve që keni afat edhe 30 ditë të vazhdoni kështu. Çdo vendim, çdo aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese është ligj, dhe ligji ka pasoja. Pasojat në bazë të kësaj, nëse nuk konstituohet vijnë në mënyrë automatike”, deklaroi Kryeziu në emisionin “DPT te Fidani”.

“E para është masa ndëshkuese administrative, që nënkupton revokimin apo humbjen e mandatit. E dyta është masa penale, ku Prokuroria Speciale ka për detyrë që të fillojë ndjekjen penale për shkak të cenimit të rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, dhe mosrespektimit të ligjit. Kjo vlen për 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të kodit penal mund të burgosen prej 3 deri në 6 vjet burgim”, u shpreh ish-nënkryetari i Kushtetueses.

Më shumë nga Lajme

  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët
  • 22:43Arifi: Shteti të rrisë kapacitetet që në Apel të ketë vendim shfajësues