Në 29-vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajaziti, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sakrificën e tyre përmes një postimi në Facebook, duke theksuar rolin themelor të luftës çlirimtare në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Nderojmë guximin, trimërinë dhe qëndresën e tyre, si dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së. Jeta dhe vepra e tyre mbeten udhërrëfyes të përhershëm për ndërtimin e shtetit. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.
