Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj kritikon qeverinë për gazin amerikan: Kosova po izolohet me vendime të gabuara politike

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 15:55
Hoxhaj kritikon qeverinë për gazin amerikan: Kosova po izolohet me vendime të gabuara politike

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës së ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se Qeveria në detyrë nuk është kundër gazit, por se strategjia energjetike e vendit bazohet në burimet vendore dhe teknologjitë që, sipas saj, janë më të favorshme ekonomikisht.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj projekteve energjetike, duke thënë se vendimet e marra kanë larguar Kosovën nga mundësitë për t’u përfshirë në korridoret e gazit amerikan.

Sipas tij, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe një domosdoshmëri gjeopolitike për ruajtjen e angazhimit amerikan në Kosovë.

“Me 2019, Qeveria Kurti anuloi projektin e Kosovës me ContourGlobal. Me 2021, refuzoi projektin amerikan të gazit të mbështetur nga ShBA. Sot, po refuzon edhe një mundësi tjetër për t’u kyçur në korridoret e gazit amerikan, duke u rikthyer sërish te i njëjti argument, qymyri”.

“Pavarësia energjetike është një domosdoshmëri ekonomike për zhvillimin e vendit, por edhe domosdoshmëri gjeopolitike për ta mbajtur SHBA-në të angazhuar në Kosovë. Këtë e kanë kuptuar të gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropës. Edhe Serbia po lidhet me korridoret e gazit të lëngshëm (LNG), ndërsa Kosova vazhdon të izolohet me vendime të gabuara politike. Kosovës nuk i duhen arsyetime pse nuk lidhet me gazin amerikan. Kosovës i duhet vizion dhe vendimmarrje strategjike për t’u bërë pjesë e tij”, shkroi deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë