Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj godet Kurtin: Politika e tij ka qenë e pafytyrë, marrëveshjen e Ohrit është duke e zbatuar në mënyrë të njëanshme

GD
Gazeta Demos2 qershor 2026 në 08:16
Hoxhaj godet Kurtin: Politika e tij ka qenë e pafytyrë, marrëveshjen e Ohrit është duke e zbatuar në mënyrë të njëanshme

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur lidhur me Marrëveshjen e Ohrit.

Hoxhaj tha se deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti tregojnë, sipas tij, mospërputhje, sepse ai vlerësoi se Kurti më herët e kishte konsideruar marrëveshjen të pavlefshme, ndërsa tani po e trajton atë si valide.

“Ajo se çfarë tha z. Kurti mbrëmë, tregon se sa e pafytyrë ka qenë politika e tij dhe politika e jashtme e Kosovës. Ai e ka shpallur këtë marrëveshje të vdekur, edhe në Kuvend, edhe në media, dhe ka thënë që pa nënshkrim s’ka marrëveshje”, u shpreh ai.

“Mbrëmë ai tha që kjo marrëveshje është valide, e ka pranuar, është në rregull e, në të njëjtën kohë, ne e kemi kundërshtuar, e kundërshtojmë edhe sot dhe nuk do ta zbatojmë asnjëherë, sepse kjo marrëveshje është marrëveshja e parë në histori që kanë arritur ndonjëherë shqiptarët e Kosovës dhe Kosova, e cila e përjashton atë se çka është Kosova”, tha ai.

“Arsyeja pse mbrëmë e tha qartazi që e pranon marrëveshjen është se është duke e zbatuar, në mënyrë të njëanshme dhe në heshtje. Shihe Ligjin për të Huajt, është duke i zbatuar marrëveshjet. Krejt këto 6 vitet e fundit kanë qenë deklarata: ‘s’ka nënshkrim’, ‘ka nënshkrim’, ‘pa nënshkrim nuk ka marrëveshje’, ‘pa nënshkrim nuk ka zbatim’, a në fakt është duke i zbatuar. Kurti do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, pjesën e arsimit, pjesën e shëndetësisë, ka me zbatu pjesën e kishave, për t’ia dhënë një statut edhe ma të veçantë Kishës Ortodokse Serbe, që mund të jetë njëri ndër kompromiset më të mëdha që janë bërë”, tha Hoxhaj, në DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Sipas Hoxhajt, ata do të vazhdojnë ta kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe, sipas tij, nuk e mbështesin zbatimin e saj.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Sipas Gjykatës Speciale, për çka u dënuan ish-krerët e UÇK-së ?
  • 14:55Ambasada e Kosovës në Hagë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë pas eskalimit të situatës me policinë holandeze: Dhuna nuk lejohet
  • 14:45Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?
  • 14:43Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
  • 14:42​Mbyllet hyrja për automjete në Fushë-Kosovë