Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hovenier: Krenohuni me atë që ka arritur Kosova në një kohë të ndërlikuar

GD
Gazeta Demos6 qershor 2026 në 08:21
Hovenier: Krenohuni me atë që ka arritur Kosova në një kohë të ndërlikuar

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes politikanëve kosovarë, duke i nxitur ata që të lënë mënjanë dallimet për të mirën e vendit.

Ai bëri këtë apel në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen të dielën, më 7 qershor.

“Mesazhi im për të gjithë që janë përfshirë në procesin politik në Kosovë është i dyfishtë”, tha Hovenier në Rubikon të Klan Kosovës.

“E para, të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë liderët politikë duhet të krenohen me atë se çfarë ka shënuar dhe arritur Kosova deri më tani në një kohë të ndërlikuar. Të gjithë ne e dimë se ku ishte Kosova në vitin 1999 ose në kohën e pavarësisë në vitin 2008 dhe shihet tash ku është në vitin 2026. Ndonëse nuk kam qenë aty që nga viti 2024, ka një hapësirë për t’u krenuar dhe ka një bazë të jashtëzakonshme për një shtet demokratik, prosperues dhe të avancuar të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sipas Hovenier-it, zgjedhjet e së dielës përbëjnë një moment të rëndësishëm për të përcaktuar drejtimin që do të marrë Kosova, duke përfshirë edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Dhe këto zgjedhje, si të tjerat, janë një momentum shumë i rëndësishëm që njerëzit të bëjnë një përzgjedhje se si duan të lëvizin përpara”, tha Hovenier.

Më shumë nga Lajme

  • 20:10Alarm në Kropisht të Shqipërisë, flakët 'përpijnë' ullinjtë dhe rrezikojnë shtëpitë
  • 19:58Hoxha: Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm
  • 19:48“Liri për Çlirimtarët” në Times Square, Gjocaj: Djemtë tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë
  • 19:29Gjocaj: Kryetarja e Gjykatës Speciale e ka vizituar Moskën
  • 19:28Ndërsa politikanët luanin me karriget, çmimet e energjisë, ujit dhe transportit u rritën mbi 30 për qind