Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Serbia ende s`është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 22:38
Hoti: Serbia ende s`është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i është kundërpërgjigjur ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, pasi ajo deklaroi se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Hoti tha se kushdo që sot bën thirrje për spastrim etnik nuk është vetëm kërcënim për Kosovën, por edhe dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit.

Reagimi i plotë:

Babai yt ideologjik, Millosheviqi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë.

Përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike dihet.

Kosova mbeti e lirë. Millosheviqi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe.

Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton.

Kushdo që sot bën thirrje për spastrim etnik nuk është vetëm kërcënim për Kosovën. Ai është dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit dhe nga politika kriminale që solli luftëra, masakra dhe turp historik

Andin Hoti

Më shumë nga Lajme

  • 20:55Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Speciale? Gërvalla ka një përgjigje
  • 20:34Haxhiu: Me guximin e Policisë së Kosovës dështoi plani për shkëputjen e veriut
  • 20:33Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut e skalit atë si figurë të ruajtjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit
  • 20:26Kuvendi i Kosovës: Kryesia mblidhet të premten pa PDK-në
  • 20:11A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit