Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese

GD
Gazeta Demos2 shtator 2025 në 21:55
Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi i Kosovës ende mbetet i pakonstituuar dhe se janë shkelur sërish parimet kushtetuese gjatë seancës së zgjedhjes së nënkryetarit nga radha e komuniteteve jo-shumicë.

Sipas Hotit, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë që ndërrimi i rendit të ditës është antikushtetues.

“Proceduralisht, sipas Kushtetutës dhe sipas rregullores së Kuvendit e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk është i konstituuar. Në interpretimin e saktë dhe teknik të procedurave, që janë zhvilluar atë ditë në Kuvend, ka pasur shkelje. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë që ndërrimi i rendit të ditës është antikushtetues”, ka thënë Hoti.

“Shkelja kushtetuese është bërë kur janë ndarë dy votimet për nënkryetarë nga komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ai për RTK.

Hoti ka thënë se përderisa Kuvendi nuk është i konstituuar, nuk ka logjikë të mbahet mbledhje nga ana e kryesisë së Kuvendit, sepse, sipas tij, ato s’kanë rëndësi kushtetuese. Ai ka thënë se duhet njoftuar Presidentja e vendit për formimin e legjislaturës së nëntë.

Pavarësisht dështimit për zgjedhjen e nënkryetarit serb, Kryeparlamentari Dimal Basha e ka përmbyllur seancën konstituive të shtunën, duke e konsideruar Kuvendin si të konstituuar.

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur dje në takim Bashën, ku ai ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit. Ndërkohë, Osmani e ka informuar Bashën se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 17:06Veteranët pritet të protestojnë sërish javën e ardhshme, insistojnë në shkarkimin e Gërvallës
  • 16:32Rama niset drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
  • 16:25Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë
  • 16:10Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë
  • 16:08Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?