Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paraqitjes së sotme në gjykatë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në seancën ndaj Faton Klinakut.
Hoti, në një postim në Facebook, ka kritikuar Kurtin duke thënë se ai nuk paraqitet kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në raste të dyshuara për korrupsion.
“Zyrën e Kryeministrit e mban në mënyrë joligjore. Për këtë ekziston aktgjykimi i organit më të lartë të drejtësisë – Gjykatës Supreme, e cila qartësisht konstaton se anëtarët e Qeverisë në detyrë që mbajnë njëkohësisht edhe pozitën e deputetit janë në shkelje ligjore”, ka shkruar Hoti.