Avdullah Hoti ka kritikuar kalimin e një ish-gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiut në pozitën e këshilltarit në Zyrën e Presidentit.
Hoti e ka cilësuar këtë si papërgjegjësi, duke thënë se nuk ka pasur ndonjë arsye objektive për largimin e tij nga Gjykata Kushtetuese dhe kalimin në Zyrën e Presidentit.
“Papërgjegjësi, sepse nuk ka pasur asnjë arsye objektive që ai të jetë larguar nga Gjykata Kushtetuese dhe të ketë shkuar këshilltar në Zyrën e Presidentit. Kjo tregon për animin e tij politik”, ka deklaruar Hoti.




