OVL-UÇK, dega në Deçan së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në Gllogjan bënë homazhe për të kujtuar veprimtarin e LPRK-së, luftëtarin dhe eprorin e UÇK-së, Avdi Mujaj nga Strellci .
Të njëjtin e vlerësuan si frymëzim për gjeneratat e reja, teksa lartësuan veprën e tij.
“Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në Gllogjan bëmë homazhe për të kujtuar veprimtarin e LPRK-së, luftëtarin dhe eprorin e UÇK-së, Avdi Mujaj nga Strellci. Ai, i cili la Zvicrën dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmoi me vepër se liria e atdheut ishte mbi gjithçka.
