Diplomati amerikan, Christopher Hill, ka deklaruar se personi i vetëm që ai ka dëgjuar të ketë akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçin për tortura apo abuzim të të drejtave të njeriut, sipas tij, është Sllobodan Millosheviq.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas pyetjes së avokatit Luka Misetiq.
Misetiq: A të ka thënë ndokush, në ndonjë kohë në 1998, apo para qershorit të 1999-ës, që zotëri Thaçi mund të ishte përfshirë në tortura apo në abuzime të të drejtave të njeriut?
