Në Policinë ë Kosovës është raportuar se një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e një gruaje në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Rasti është cilësuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ka ndodhur në orët e para të së enjtes.

“Është raportuar se person-a të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.