Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Heroi i ditës në Gjermani – Burim Doberlluka nga Vushtrria shpëton katër amerikanë në Liqenin e Dortmundit

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 17:28
Heroi i ditës në Gjermani – Burim Doberlluka nga Vushtrria shpëton katër amerikanë në Liqenin e Dortmundit

Një ngjarje heroike ka ndodhur të dielën mbrëma në Gjermani, kur një qytetar nga Vushtrria, Burim Doberlluka, shpëtoi katër persona nga mbytja në Liqenin Phoenix (Phoenix-See) në Dortmund.

Sipas mediave gjermane, rreth orës 20:00 një varkë pedalesh me katër persona – të gjithë shtetas amerikanë – u përmbys në mes të liqenit. Notifikimet e para tek shërbimi i urgjencës sinjalizuan për një rrezik serioz për jetën e tyre, duke bërë që zjarrfikësit dhe njësitë e specializuara të shpëtimit në ujë të mobilizohen menjëherë, transmeton Jepi zë.

Megjithatë, para se ekipet e shpëtimit të mbërrinin, Burim Doberlluka, i cili po ndodhej pranë vendit të ngjarjes, pa situatën e rrezikshme dhe ndërhyri me guxim. Ai notoi drejt varkës së përmbysur dhe arriti t’i nxjerrë të katërtit nga uji. Më pas, duke përdorur të njëjtën varkë të përmbysur, i solli të sigurt në breg.

Të katër personat shpëtuan pa lëndime serioze, por u kontrolluan nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe u dërguan për verifikim të mëtejshëm në spital si masë sigurie.

Zyrtarët e zjarrfikësve në Dortmund e përshkruan ndërhyrjen e Doberllukës si “të vëmendshme dhe jashtëzakonisht të guximshme”, duke theksuar se veprimi i tij parandaloi një tragjedi të mundshme.

hero

Të ngjashme

Djali i Afrim Bunjakut: Para se të ishe hero, ti ishe babai im i dashur

Djali i Afrim Bunjakut: Para se të ishe hero, ti ishe babai im i dashur

21:13

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit