Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: S’ka më bisedime me VV-në për Presidentin, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 16:00
Haziri: S’ka më bisedime me VV-në për Presidentin, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për postin e të parit të shtetit.

Nga LDK-ja, parti opozitare me 18 vende në Kuvendin e Kosovës, nuk e konsiderojnë të udhës të takohen për këtë çështje me përfaqësuesit e partisë në pushtet, LVV, para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të nxjerrë një vendim rreth asaj nëse konstituimi i legjislaturës së 11-të ndodhi në përputhje me Kushtetutën.

“Nuk ka takime, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha shkurt nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për Radion Evropa e Lirë, më 15 shtator.

Pezullimin e bisedimeve për presidentin e konfirmuan edhe burime të REL-it brenda LVV-së, sipas të cilave nuk është planifikuar ndonjë takim për këtë javë me përfaqësuesit e LDK-së.

Më 14 shtator, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjekti më i madh opozitar, e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese procesin e konstituimit të Kuvendit, duke i kërkuar Gjykatës edhe masë të përkohshme.

Nga PDK-ja thanë se u ankuan të hënën për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke argumentuar se pushteti shkeli Kushtetutën me shpërfilljen e afateve kushtetuese për procesin e konstituimit të organit ligjvënës.

Sipas tyre, LVV-ja e shkeli afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, dhe procedurën për thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në konstituimin e tij.

Gjykata Kushtetuese nuk iu përgjigj të martën Radios Evropa e Lirë se a ka marrë në shqyrtim kërkesën e PDK-së, dhe se a pritet vendosja e një mase të përkohshme.

Një marrëveshje e arritur më 31 gusht midis LVV-së dhe LDK-së për nominimin e Bekim Sejdiut për president mori fund më 14 shtator, pasi vetë Sejdiu u tërhoq nga gara për kreun e shtetit, në mungesë të votave për t’u zgjedhur president.

Gjashtë nga deputetët e LDK-së u deklaruan kundër votimit të Sejdiut, i cili, sipas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, kishte mbështetjen e vetëm 74 deputetëve. Për vlefshmërinë e votimit për presidentin kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit.

“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si president, dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, shkroi Sejdiu në Facebook, të hënën.

Pas tërheqjes së Sejdiut, nevojitet marrëveshje tjetër midis partive politike për emrin e ri të kandidatit për president. Në rast se Kuvendi nuk do të arrinte ta zgjidhte presidentin, Kosova do të shkonte në zgjedhje të reja – të katërtat brenda dy vjetësh.

kushtetuesevendimgjykatës

Të ngjashme

PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

08:03
PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

16:56
KDI: Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë pasojat e shkeljes së afateve për konstituimin e Kuvendit

KDI: Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë pasojat e shkeljes së afateve për konstituimin e Kuvendit

15:08
Vendos Gjykata e Lartë në Tiranë: Erion Veliaj mbetet në burg

Vendos Gjykata e Lartë në Tiranë: Erion Veliaj mbetet në burg

12:10

Më shumë nga Lajme

  • 16:49UÇK do të triumfojë edhe më 16 shtator -  Kosova nuk e duron padrejtësinë!
  • 16:46Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi
  • 16:45LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës
  • 16:43Nevenka Tromp: Pas aktgjykimit të Hagës mund të pasojë një proces i gjatë apeli
  • 16:39“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga