Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë takimi i parë ka qenë konstruktiv dhe se bisedimet do të vazhdojnë.
“z.Abdixhiku ka pas takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në rastin e parë është biseduar për një proces konsensual e në rastin dytë po flitet për një marrëveshje LDK-LVV. Takimi i parë ka qenë në frymë konstruktive edhe në mundësi që roli jonë si LDK, si grup parlamentar me u afrua, konfirmon ftesës që Kurti e ka bë. Ftesa e njëjtë është thënë se do t’i përcillet edhe PDK-së dhe cikli i ri i takimeve do të vazhdojnë”, ka thënë Haziri.
Haziri ka thënë se nëse arrihet marrëveshje, LDK e zbaton, por ai ka thënë se insistimi i Kurtit se duhet një marrëveshje me mbi 84 deputetë, tregon për mosbesim të deputetëve brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.
