Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka vizituar Panairin “Gratë në Biznes”, i cili është hapur sot në Prishtinë.
Haxhiu tha se ky panair paraqet potencialin, kreativitetin dhe përkushtimin e grave ndërmarrëse në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Sot, në ditën e hapjes, pata kënaqësinë të vizitoj Panairin ‘Gratë në Biznes’, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se gratë ndërmarrëse, përmes punës dhe ideve të tyre, po japin kontribut në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
