Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu reagon ashpër për marrëveshjen në rastin “AlbKings”

GD
Gazeta Demos19 shtator 2025 në 22:34
Haxhiu reagon ashpër për marrëveshjen në rastin “AlbKings”

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër lidhur me marrëveshjen e arritur në rastin e grupit famëkeq “AlbKings”, duke e cilësuar atë si një akt që përforcon pandëshkueshmërinë për dhunuesit dhe poshtëron viktimat.

Ky reagim vjen pasi të enjten Prokuroria e Prishtinës ka paraqitur në gjykatë marrëveshjen me të pandehurit, të cilët planifikohet të dënohen vetëm 2 mijë deri në 2 mijë e 500 euro gjobë për shqetësimin e vazhdueshëm të një gazetareje.

“Nuk është hera e parë që drejtësia në Kosovë tregon fytyrën e saj patriarkale dhe të pandjeshme ndaj krimeve me bazë gjinore”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka kritikuar ashpër Prokurorinë për atë që e quan kompromis të papranueshëm me autorët e dhunës.

Grupi famëkeq “AlbKings” ishte një mekanizëm i organizuar i dhunës digjitale dhe seksuale, i cili për vite me radhë ka shkatërruar jetën e shumë vajzave dhe grave në Kosovë.

“Me qindra imazhe të publikuara pa pëlqim, me përndjekje, kërcënime dhe shantazhe të vazhdueshme, ky grup ka lënë pas vetes trauma të thella, pasoja psikologjike, sociale dhe personale për viktimat. I bashkohem thirrjes së organizatave të shoqërisë civile që kjo marrëveshje të refuzohet dhe të shqiptohen dënimet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 12:41Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për takim
  • 12:31‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi
  • 11:41Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve