Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme, është pyetur edh për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Për mua njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz sepse është tejkalim flagrant I kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese”, tha ajo.
“Sipas Kushtetutës sipas nenit 4 thuhet se Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë që e bën interpretimin e kushtetutës së Kosovës dhe është institucion që është garant i respektimit të kushtetutës dhe disa nga pikat e dispozitivit që tashmë është publik nuk burojnë nga teksti i kushtetutës dhe nuk janë të parashikuar në asnjë nen të Kushtetutës, në asnjë dispozitë të Kushtetutës. Ato përbëjnë krijim të normave të reja, çka është funksion i pushtetit legjislativ”.
