Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: PDK nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente

GD
Gazeta Demos4 shkurt 2026 në 09:26
Haxhiu: PDK nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, e cila pritet të mbahet në mars.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së një kandidati që përfaqëson qytetarët dhe jo partitë politike.

“Unë mendoj që kjo çështje do të zgjidhet me një konsensus për një kandidat që është përfaqësues i qytetarëve dhe jo një kandidat që i shërben një partie politike ose një individi,” ka thënë Haxhiu.

Ai ka kritikuar presidenten aktuale, Vjosa Osmani, duke theksuar se gjatë mandatit të saj ka shërbyer vetëm Qeverisë së Albin Kurtit dhe LVV-së, pa trajtim të barabartë për qytetarët dhe subjektet e tjera politike.

“Vjosa Osmani nuk e meriton të marrë një mandat të ri sepse ka dëshmuar që i ka shërbyer vetëm Albin Kurtit dhe LVV-së gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk ka pasur guximin të kthejë asnjë ligj antikushtetues qeverisë Kurti. Të gjitha ligjet i ka nënshkruar pa rezistencë,” ka shtuar Haxhiu në Tëvë1.

Haxhiu ka theksuar gjithashtu se si juriste, Osmani nuk ka mbrojtur integritetin e institucioneve dhe kushtetutshmërinë. “Dikush që nuk i mbron institucionet dhe kushtetutshmërinë në këtë vend nuk e meriton të jetë president,” ka thënë ai, duke paralajmëruar se PDK nuk do ta votojë për një mandat të ri.

Bekim Haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 13:23"S'i nënshtrohem...", a u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin, flet Dardan Krasniqi
  • 13:17A mund ta përmbys Apeli vendimin në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, flet avokati britanik
  • 12:55FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve ‘HMMWV’ me mbështetjen amerikane
  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar