Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ka bërë dy kompromise në përpjekje për të konstituuar Kuvendin.
Ajo akuzoi partitë tjera për mungesë të vullnetit për ta bërë këtë.
“Nëse s’ka vullnet për të konstituuar Kuvendin, natyrisht që gjithçka do të bëhet më e vështirë. Vetëm ata që e kanë përnjëmend dhe ata që bëjnë kompromise; ne i kemi bërë dy. Ta kemi një marrëveshje që e rrëzojmë bashkërisht komisionin për votimin e fshehtë e në pako kryetari dhe nënkryetarët”.
