Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 21:02
Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi

U.D Presidentja Haxhiu ka kritikuar gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë dalë kundër propozimit për profesor doktor Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për president.

E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haxhiu tha se problemet e brendshme partiake nuk duhet të bëhen shkak që Kosova të shkojë në zgjedhje.

“Nuk guxon në asnjë mënyrë që problemet partiake ta dërgojnë vendin në zgjedhje. Për shkak të hakmarrjeve të mundshme apo çkado qoftë, nuk mendoj se duhet të ketë arsye të mos ketë unifikim për çështjen e presidentit”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se nuk ka dëgjuar asnjërin prej gjashtë deputetëve të LDK-së të shprehet kundër figurës së Bekim Sejdiut.

“Asnjërin prej këtyre deputetëve nuk e dëgjova të thotë se nuk është Bekim Sejdiu. Pra, edhe Abdixhiku thotë se kushdo qoftë që do të ishte propozuar, rezultatin e njëjtë do ta kishim”, tha Haxhiu.

Sipas saj, deputetët kanë obligim kushtetues të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të votojnë pro ose kundër kandidatit.

“E kanë obligim kushtetues deputetët. Obligohen të jenë aty dhe të votojnë pro ose kundër. Sepse bojkotimi kundër presidentit është papërgjegjësi”, u shpreh ajo.

Haxhiu e cilësoi si “qasje të papërgjegjshme” çdo përpjekje për bojkotimin e procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet përtej interesave dhe përplasjeve partiake.

haxhiupresidentitdeputetët

Të ngjashme

Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

11:58
Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian i Kosovës

Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian i Kosovës

18:19
Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

21:46

Më shumë nga Lajme

  • 18:07Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
  • 17:49Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit
  • 17:44Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit  të Policisë së Kosovës
  • 17:42Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh
  • 17:14Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet