Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Haxhiu i jep shtetësinë Boiken Abazit dikur i dëbuar nga Kosova për rrezikim të sigurisë kombëtare

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 19:55
Haxhiu i jep shtetësinë Boiken Abazit dikur i dëbuar nga Kosova për rrezikim të sigurisë kombëtare

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu e ka vënë nënshkrimin për dhënien e shtetësisë për Bojken Abazin, që vite më parë ishte dëbuar nga Kosova për cenim të sigurisë kombëtare.

Haxhiu e ka miratuar shtetësinë për Abazin, i cili kishte bërë kërkesë edhe gjatë presidencës së Vjosa Osmanit, por ajo nuk kishte miratuar dhënien e shtetësisë për të, ani pse e kishte aprovuar atë të Dejona Mihalit, e cila në vitin 2016 ishte dëbuar nga Kosova bashkë me Abazin.

Paparaci e ka siguruar Dekretin për dhënien e shtetësisë që ka hyrë në fuqi më 7 korrik të vitit 2026, ditën edhe kur ishte nënshkruar.

Në arsyetim, Abazi në vitin 2022 kishte shkruar se e meriton shtetësinë për shkak se “ka dhenë kontribut shumëvjeçar në Kosovë”.

“Unë jam Boiken Abazi, i lindur në Tiranë, Shqipëri, më 28.04.2022, dhe përmes kësaj shkrese kërkoj që të më jepet shtetësia e Republikës së Kosovës, me Dekret të Presidentit, për çështje të kontributit tim në Republikën e Kosovës ndër vite. Në shtator të vitit 1999, deri në fund të vitit 2005, ndoqa studimet universitare dhe mora përvojë pune në SHBA, dhe në fund vendosa të kthehem në Shqipëri. Për shkak të largimit për në ShBA, nuk pata mundësi ta vizitoja Kosovën, menjëherë pas çlirimit. Por vendi i parë që vizitova pas kthimit tim në Shqipëri ishte Kosova, për të takuar familjen nga Kosova që ne kishim mbajtur në shtëpinë tonë në Tiranë, si shumë qytetarë të tjerë të Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Abazi.

Mirëpo përgjigja e Ministrisë së Punëve të Brendshme kishte ndikuar që Osmani të mos ia jepte shtetësinë.

MPB-ja në përgjigjen drejtuar presidencës kishte njoftuar se ai ishte regjistruar më herët si i dyshuar për “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, “Prishje e rendit publik”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë dhe sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “Largimi me forcë nga Republika e Kosovës në vitin 2016”.

Abazi dhe Dejona Mihali ishin dëbuar nga Kosova gjatë vitit 2016 nën arsyetimin se të dy cenonin sigurinë kombëtare të Kosovës.

Mihali pasi erdhi në pushtet Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë shtetësinë e Kosovës, të nënshkruar nga Mihali.

kosovahaxhiushtetësinë

Të ngjashme

Aktori boshnjak ironizon: “Nëse Kosova është Serbi, pse mund të hyj në Kosovë e jo në Serbi?” – merr reagime nga serbët

Aktori boshnjak ironizon: “Nëse Kosova është Serbi, pse mund të hyj në Kosovë e jo në Serbi?” – merr reagime nga serbët

20:24
“Donjeta e artë”, Haxhiu uron Sadikun për medaljen e artë

“Donjeta e artë”, Haxhiu uron Sadikun për medaljen e artë

20:22
Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

19:41
Gjenerali nga Kosova që e mundi keq Mladiqin në Dalmaci: Ai nuk ishte ushtar

Gjenerali nga Kosova që e mundi keq Mladiqin në Dalmaci: Ai nuk ishte ushtar

18:52

Më shumë nga Lajme

  • 20:59E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
  • 20:53Vdes 26-vjeçari, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë
  • 20:50Nuk ndalet PDK, i kërkon përsëri Deharit të vazhdojë seanca konstituive
  • 20:37Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së
  • 20:34Kush po përmendet për president të vendit?