Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu falënderon qytetarët për mbështetjen: Fitorja e VV-së është besim i fuqishëm për të vazhduar punën

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 16:14
Haxhiu falënderon qytetarët për mbështetjen: Fitorja e VV-së është besim i fuqishëm për të vazhduar punën

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka falënderuar qytetarët pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, duke e cilësuar procesin zgjedhor si dinjitoz dhe mbështetjen ndaj Vetëvendosjes si një besim të fuqishëm.

Haxhiu theksoi se fitorja e VV-së me mbi 51 për qind dhe përkrahja e madhe për kryeministrin Albin Kurti janë dëshmi e besimit qytetar, për të cilin ajo u shpreh mirënjohëse.

Ajo shtoi se çdo votë e marrë përfaqëson përgjegjësi dhe obligim për përfaqësim me ndershmëri dhe përulësi.

Duke veçuar mbështetjen për gratë, Haxhiu u shpreh e kënaqur që të gjitha kandidatet e VV-së siguruan mandate pa pasur nevojë për kuotë gjinore, duke e cilësuar këtë si një tregues të vlerësimit të angazhimit dhe përkushtimit të tyre nga qytetarët.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të procesit të numërimit, dua të falënderoj të gjithë qytetarët për një proces zgjedhor dinjitoz dhe për mbështetjen ndaj Lëvizjes.

Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me mbi 51%, si dhe mbështetja e madhe për kryeministrin Kurti, janë besim i fuqishëm, për të cilin ju falënderoj nga zemra.

Çdo votë e marrë është një kujtesë se përfaqësimi nuk është privilegj, por një barrë që duhet mbajtur me ndershmëri, përulësi dhe punë të palodhshme.

Dua po ashtu të falënderoj qytetarët që u dhanë mbështetje grave. Më gëzon fakti që të gjitha gratë e listës sonë e kanë fituar mandatin pa pasur nevojë për kuotën gjinore. Pra, qytetarët panë angazhimin, seriozitetin dhe përkushtimin e tyre. Ky besim është një shenjë e bukur se shoqëria jonë di ta njohë vlerën aty ku ajo ekziston. Në këtë drejtim, duke mos harruar asnjëherë besimin dhe përgjegjësinë që kam, i falënderoj qytetarët për mbështetjen që ma dhanë.

Faleminderit nga zemra për besimin. Ju jemi mirënjohës dhe nuk do të ndalemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin që duam .

Më shumë nga Lajme

  • 11:25Specialja thotë se Veseli ishte anëtar kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal
  • 11:25Qytetarët në Prishtinë mobiliziohen, paralajmërojnë aksione
  • 11:24Trupi Gjykues: Thaçi ishte kyç për zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe mori pjesë personalisht në krime
  • 11:12Lajmi i fundit: Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës - kjo është arsyeja
  • 11:06Specialja: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës