109-shi i PDK-së, Bekim Haxhiu ka deklaruar se Kosova në këto zgjedhje ka esencialisht nevojë ta bëjë një hap para pas gjashtë viteve regres, siç e cilëson ai.
Haxhiu gjithashtu vlerëson se gjatë qeverisjes Kurti, Kosova nuk ka qenë asnjëherë në pozicion më të keq ndërkombëtar sesa në këto gjashtë vite.
Ai shton se përveç pozicionit ndërkombëtar, vendi qëndron keq edhe në relacionet shoqërore brenda.
“Pse duhet të votohet PDK-ja; E para është se duhet me e ndalë këtë krizë ekonomike, sociale, institucionale dhe politike, që po prodhohet qëllimshëm nga LVV. E dyta, me PDK dhe Bedri Hamzën kryeministër, Kosova do ndryshojë pozitivisht, edhe mirëqenia e qytetarëve por edhe relacioni me partnerët ndërkombëtar”, tha Haxhiu.