Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Partinë Guxo, shkruan GazetaDemos.
Ai ka theksuar sulmet ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se sulmet e tilla janë të rrezikshme, dhe të papranueshme për të.
“Sulmet e paskrupullta ndaj Presidentes Osmani, deri edhe në thirrje për pushkatim, si dhe linçimet publike ndaj saj nga figura të njohura e panjohura, përfshirë edhe sulme ndaj fëmijëve të saj, janë një politikë që do të duhej t’i përkiste së kaluarës së hidhur. Manipulimet me inteligjencë artificiale, të cilat e dehumanizojnë Presidenten dhe ata që mendojnë ndryshe, vetëm që të nxisin urrejtje të pakontrollueshme, e për qëllime elektorale me të vërtet janë të gërditshme. Kjo fushatë e thirrje për dhunë është sa rrezikshme dhe tërësisht e papranueshme për mua, dhe më ka prekur shumë”, u shpreh Avdyli.
Postimi i plotë:
#DORËHEQJE
Sulmet e paskrupullta ndaj Presidentes Osmani, deri edhe në thirrje për pushkatim, si dhe linçimet publike ndaj saj nga figura të njohura e panjohura, përfshirë edhe sulme ndaj fëmijëve të saj, janë një politikë që do të duhej t’i përkiste së kaluarës së hidhur.
Manipulimet me inteligjencë artificiale, të cilat e dehumanizojnë Presidenten dhe ata që mendojnë ndryshe, vetëm që të nxisin urrejtje të pakontrollueshme, e për qëllime elektorale me të vërtet janë të gërditshme.
Kjo fushatë e thirrje për dhunë është sa rrezikshme dhe tërësisht e papranueshme për mua, dhe më ka prekur shumë.
Si njeri që gjithmonë ka promovuar paqen, dialogun, mirëkuptimin dhe respektin edhe me njerëz me të cilët kemi dallime politike, unë nuk mund të rri i heshtur e i strukur përballë një situate të tillë.
