Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hashim Thaçi thotë se do të shkruajë libra pas kthimit nga Haga: Nuk synoj poste për pushtet

GD
Gazeta Demos15 maj 2026 në 08:22
Hashim Thaçi thotë se do të shkruajë libra pas kthimit nga Haga: Nuk synoj poste për pushtet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se nuk synon rikthim në garën për poste politike, duke përjashtuar çdo rol aktiv në politikën e drejtpërdrejtë të pushtetit.

Ai ka theksuar se nuk do të marrë as rolin e disidentit, as të kritikuesit të vazhdueshëm politik, dhe as të një figure që kërkon “pushtet të heshtur”.

“Në politikën garuese për poste pushteti – jo. A do të luaj rolin e disidentit të heshtur apo të zhurmshëm? Jo”, ka deklaruar ai. Thaçi ka shtuar se nuk do të ndërtojë identitet politik mbi kritikën apo mbi rolin e viktimës.

“A do të jem kritikues për hir të kritikës? Jo. A do të pretendoj të jem njeriu me ‘pushtet’ të heshtur? Jo”, është shprehur ai. Megjithatë, ai ka theksuar se do të vazhdojë të reflektojë dhe të shkruajë për përjetimet e tij personale dhe politike, si dhe për zhvillimet e ardhshme.

“A do t’i hedh në letër gjithë përjetimet jetësore? Sigurisht që po. A do të përcjell opinione për të ardhmen? Patjetër që po”, ka thënë Thaçi.

Në fund, ai ka deklaruar se nuk e konsideron veten të dorëzuar ndaj “fatit të shkruar nga të tjerët”, duke shtuar se beson në një plan më të madh që, sipas tij, nuk është në dorën e njeriut. /GAZETA10/

Hashim Thaçi

Të ngjashme

Hashim Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Hashim Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

12:15

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit