Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe ka kërkuar që verdikti përfundimtar në procesin ndaj tij të bazohet në parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Ai në intervistën ekskluzive në “Adresa ” me Arben Ahmetin në Kanal 10,ka theksuar se procesi gjyqësor duhet të respektojë bazën ligjore mbi të cilën është themeluar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, opinioni publik në Kosovë nuk është mjaftueshëm i informuar për atë që po ndodh në sallën e gjyqit, duke thënë se qytetarët “ose nuk e dinë, ose e dinë pak dhe në mënyrë të mjegullt”.
Thaçi ka folur gjithashtu për periudhën e luftës në Kosovë, duke e cilësuar rezistencën si të domosdoshme përballë shtypjes dhe politikave të regjimit të atëhershëm të Slobodan Milloshviqit.
