Tashmë po bëhen gati pesë vite nga nisja e gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, proces i cili që nga fillimi është shoqëruar me kritika dhe reagime të shumta, ndonëse kjo gjykatë u themelua nga vetë Kosova.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, vlerëson se gjyqtarët e Speciales kanë pasur kushte ideale për të punuar, për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe për ta siguruar çdo provë të mundshme. Megjithatë, ai kritikon mungesën e transparencës sidomos te mungesa e institutit të mbrojtjes në liri për të akuzuarit, në një fazë kur provat tashmë ishin administruar.
Në vlerësimin e tij profesional e ligjor, Hasani e cilëson këtë proces maratonik si politik, duke e krahasuar me Tribunalin Penal Ndërkombëtar.
“Ka akuzuar Netanjahun, ka akuzuar Putinit dhe besoi që të gjithë e din edhe ata që kanë bërë akuza që ajo pune nuk mund të ndodhë. Këto janë gjykime që zhvillohen ndaj territoreve të caktuara dhe popujve të caktuar dhe meqenëse kjo natyrë është kështu, unë besoi që kanë pushu të gjitha rrethanat për themelimin e kësaj që kanë ekzistu në atë kohë duhet pranuar Obama .. dhe zoti Biden e kanë përkëdhelë Putinin politikisht u pa plani me Kremlinin. Serbia arriti përmes Rusisë me e kriju narrativen, Kosova shtet kriminal është etj… Amerika kaloi në defansivë”, ka thënë Hasani, raporton RTK.
Profesori shton se provat e përpunuara nga Serbia nuk mund të kenë besueshmëri, pasi ligji e lidh vlefshmërinë e tyre me integritetin e dëshmitarit.
