Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves ka realizuar sot një takim me ushtruesen e detyres së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun.
Ai ka thënë se me të ka diskutuar për rëndësinë që kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve.
“Sot në mëngjes u takova me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe ushtruesen e detyrës së kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu. Diskutuam rëndësinë që kuvendi i ri të jetë në gjendje ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve, për të shmangur zgjedhje të tjera dhe humbjen e mundësive për Kosovën. Theksova nevojën që partitë politike të bëjnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë”, ka shkruar Hargreaves.
