Nasim Haradinaj ka deklaruar se ai më shumë i tutet trazirave nga Vuçiqi e Serbia në Kosovë nëse do të dënohen ish-krerët e UÇK-së.
Kometet ai i bëri në POLITIKO në Kanal 10.
“Unë i tutna më shumë Vuçiqit për trazira në Kosovë sepse kemi përvojat e “Pandës” dhe “tre fëmive”, sepse ai do t’i nxisë vetë dhe organet e BIA-së do të nxisin konflikt ndernacional, e që fakt kjo nuk është as dëshirë e shqiptarë dhe serbëve besoj”, tha ai duke shtuar se për ngritjet e këtyre problemeve mjafton vetëm një shkëndijë dhe pastaj analfabetët funksional do të veprojnë.




