Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haradinaj: S’ka institucione efikase pa administratë të motivuar

GD
Gazeta Demos11 dhjetor 2025 në 12:43
Haradinaj: S’ka institucione efikase pa administratë të motivuar

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka folur për rëndësinë e administratës publike në funksionimin e shtetit.

Gjatë një takimi me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe kryetarin e saj, Ali Gashi, Haradinaj u shpreh se Kosova nuk mund të ndërtojë institucione efikase dhe të besueshme pa një administratë të motivuar, të paguar në mënyrë dinjitoze dhe të trajtuar me respekt.

Sipas tij, mungesa e kushteve adekuate dhe nënvlerësimi i shërbyesve civilë paraqesin problem serioz për vetë shtetndërtimin.

“Një administratë që shkon në punë pa motivim, që nuk shpërblehet si duhet dhe nuk ka siguri juridike, është tregues se diçka nuk funksionon në themelin e shtetit,” deklaroi Haradinaj.

Ai njoftoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes programit qeverisës, synon ngritjen e standardeve të administratës publike në nivelin më të lartë në rajon.

I pari i Aleancës, u zotua se shërbyesit civilë do të kenë pagën më të lartë në Ballkan, si dhe mbrojtje solide ligjore në cilësinë e shërbyesve të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Administrata është motori i shtetit. Kur ky motor funksionon mirë, çdo proces shtetëror ecën më shpejt, më pastër dhe më drejt”, përfundoi Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 11:27Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet
  • 11:02Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë
  • 10:34Gjendet në Prishtinë personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj
  • 10:33Qytetarët kërkojnë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet
  • 10:00“Le ta dinë të gjithë, ai ka qenë numër NJË!” – Naim Karaçica përmend me emër personin që e akuzon për tortura dhe masakra në Drenicë