Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por jo problemet e qytetarëve

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 12:39
Haradinaj: Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por jo problemet e qytetarëve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por sipas tij, jo edhe problemet e shqetësimet e qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e sipas tij, do të fitojnë armiqtë e saj.

“Gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës jemi përballur me shqetësime të shumta të qytetarëve që nga kolapsi energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, posaçërisht në NATO, rënia e investimeve kapitale në gjithë vendin e lënien përgjysmë të krejt projekteve të mëdha, shtrenjtimin enorm të jetesës e stagnimin e pagave e deri te largimi në masë i të rinjve nga Kosova”.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj! Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme. Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë”.

“Nga zemra i falëndëroj të gjithë votuesit, aktivistët e AAK-së dhe gjithë të tjerët nga çdo cilësi e përkatësi e posaçërisht kolegët nga Lista 129 me të cilët kemi garuar në një betejë aspak të lehtë e në kohë të papërshtatshme. Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht”, ka shkruar Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 21:43“S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet”, Daka: Afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar
  • 21:33Fermerët investojnë në kulturën e lulediellit, synohet rritja e prodhimit vendor
  • 21:30Çmimet vazhdojnë të rriten në Kosovë: Inflacioni 6.5%, transporti shtrenjtohet 17.8%
  • 21:09Siguria Kibernetike: Shqipëria e para në botë, Rama i lumtur
  • 20:55DPHM: Korriku i këtij viti, muaj me temperatura dhe reshje mesatare