Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj për Kurtin: Ky “patrioti“ po e shkatërron Kosovën, nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 12:11
Haradinaj për Kurtin: Ky “patrioti“ po e shkatërron Kosovën, nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po e shkatërron Kosovën, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Kurti qysh në javën e parë të qeverisjes anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në 2023-2024.

Tutje ai ka bërë thirrje për reagim sepse sipaj tij e nesërmja mund të jetë vonë.

”Populli po paguan këtë krim, krim të organizuar shqiptaro-serb. Milionat në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës, nëpërmes blerjes së rrymës”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Postimi i plotë:

Trendi i shkatërrimit të planifikuar të Kosovës nga Kurti po vazhdon.

Në javën e parë të qeverisjes së tij ai anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në 2023-2024. Plani i kostos së megavatit ishte rreth 82 euro, sot operatorëve ju kushton nga 198 deri në 220 euro. Kostoja që do paguajnë shkon tek 360 milionë euro në vit. S’ka qytetar që nuk do e vuajë peshën e kësaj rritjeje astronomike (mafioze).

Jo rastësisht energjia hyn në sektorin e sigurisë globale dhe jo rastësisht blerja e kësaj rryme bëhet nëpërmes lidhjeve të shkurtra të Kurtit. Kush e cenon sigurinë kombëtare ndëshkohet herët a vonë.

Mos i mbyllni sytë, po reagoni në çfarëdo forme, se e nesërmja mund të jetë vonë.

Ky “patrioti“ nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb.

Populli po paguan këtë krim, krim të organizuar shqiptaro-serb. Milionat në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës, nëpërmes blerjes së rrymës.

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit
  • 17:28​Konferencat e përditshme për media të partive, a po sjellin diçka të re për qytetarët?
  • 17:24Shqipëri: Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve
  • 17:23Qindra qytetarë marshuan në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova”
  • 16:56Kaq po pritet për të hyrë dhe dalë nga Kosova