Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, për të nderuar ata si ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat emblematike të luftës për liri.
Haradinaj ka thënë se, Fehmiu dhe Xheva ishin shembull i idealit të luftëtarëve të lirisë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike për Atdheun.
Postimi:
Me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, në ceremoninë përkujtimore nderuam dy ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat emblematike të luftës për liri.
