Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Nëse 30 deputetë më propozojnë për president, nuk i iki përgjegjësisë

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 08:13
Haradinaj: Nëse 30 deputetë më propozojnë për president, nuk i iki përgjegjësisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se aktualisht nuk është pjesë e ndonjë procesi për kandidim për president të vendit dhe se nuk ka nisur asnjë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të tij.

Haradinaj tha se ka tentuar të krijojë një qëndrim të përbashkët opozitar me Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, por pa sukses.

“Nuk jam në një proces të tillë. Nuk jam kandidat për president. Nëse një grup i deputetëve 30, e pastaj më shumë e vlerësojnë që jam kandidat i duhur. E vlerësoj, nuk i iki përgjegjësisë. Por, nuk jam kandidat dhe s’kemi një proces të mbledhjes së nënshkrimeve. I kam takuar, iu kam shkruar disa herë. Kam provuar me kryetarin Hamza dhe Abdixhiku që të krijojmë një qëndrim të përbashkët si opozitë. Për krejt procesin e krijimit të institucioneve. Edhe para zgjedhjes së qeverisë. Ta kemi një qëndrim të përbashkët. Nuk arritëm ta kemi një qëndrim të tillë”, ka thënë Haradinaj.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi.

Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Nëse në dy raundet e para nuk sigurohen 80 vota, në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, vendi do të përballej me zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 16:48Bajrami: Pyetni eksponentët e VV-së sa ishin në opozitë – a kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?
  • 16:45Drenasi pa ujë, Lladrovci paralajmëron padi ndaj përgjegjësve: Nuk do ta lejojmë diskriminimin
  • 16:44Maliqi i drejtohet Kurtit: "Babë, ti je material për Oscar"
  • 16:44OVL e UÇK-së mbështet aktivitetet e mërgatës më 12 dhe 16 shtator në përkrahje të ish-krerëve në Hagë
  • 16:42Certifikohen 248 kandidatë të cilët e kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës