Sot, me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan, u shënua trevjetori i ndarjes nga jeta i veprimtarit të çështjes kombëtare, të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë, invalidit të luftës së UÇK-së dhe eprorit të FSK-së, Cenë Aliqkaj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Daut Haradinaj, i cili me një fjalë rasti shprehu mirënjohje për veprën e kontributin e Cenës.

“Është knaqësi ta nderojmë Cenin në tre vjetorin e ndarjes nga jeta. Vepra dhe angazhimi i tij është dëshmi se sa e rëndësishme dhe sa e fuqishme ka qenë lufta jonë, përpjekja jonë, krijimi i ushtrisë së Kosovës, që është merit edhe e Cenës, por në të njëjtën kohë edhe obligim për ne që me gjetë kohë me i nderu heronjtë. Kur i nderojmë heronjtë, e nderojmë edhe vetën”, tha Haradinaj.