Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës, por, sipas tij, është bilanci i një epoke që premtoi shumë, prodhoi shumë konflikt dhe ndërtoi më pak se sa kishte detyrimin të ndërtonte.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se oha e premtimeve ka kaluar, ndërsa shtoi se tani është koha e bilancit.
Pos tjerash, Haradinaj shtron pyetjen se “a është bërë Kosova më stabile, më funksionale dhe më e fortë si shtet pas gjithë këtyre viteve me Albin Kurtin në krye të pushtetit? Përgjigjja është jo”.
