Pas deklaratës së Natyrë Kuçit, Nasim Haradinaj ka reaguar duke thënë se ajo nuk e ka kuptuar deklaratën e tij lidhur me protestën.
Haradinaj tha se, ndryshe nga Kuçi, ai nuk është futur në politikë për poste apo për të fituar vota, por për t’i shërbyer dhe për ta çliruar vendin e tij.
Ai theksoi se Kosova dhe shqiptarët janë të mllefosur pas vendimit të Gjykatës Speciale, por sipas tij, kjo nuk nënkupton se duhet nxitur situata.
“Nëse Natyra s’e ka kuptu deklaratën e mëparshme, ajo ka problem. Kosova është kallë dje, shqiptaria u kallë dje me atë vendim të Gjykatës Speciale.”




